Neymar ka dashur që të mbyllë këtë edicion me PSG-në me një paraqitje mbresëlënëse.
Sulmuesi brazilian ka shënuar gol, ka dhënë asist dhe ka bërë një driblim spektakolar, që po bën xhiron e internetit në suksesin 2-1 ndaj Angers.
Neymar kaloi në avantazh PSG me një goditje perfekte me kokë në minutën e 20-të të sfidës, pas një harkimi në zonë nga Dani Alvesh.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, ishte vetë Neymar i cili dërgoi pasimin perfekt për Di Marian, i cili dyfishoi shifrat për skuadrën parisiene, ndërsa braziliani dukej i pandalshëm në driblimet e tij.
Në minutën e 88-të vendasit shkurtuan diferencën dhe Neymar ishte ai që mbante më shumë topin, duke pritur që të kalonin minutat deri në vërshëllimën përfundimtare.
Në një nga këto aksione, kur regjistrohej minuta e 90, ai dhuroi një driblim spektakolar, i cili po qarkullon në rrjetet sociale.
Ai ngriti topin mbi kundërshtarin dhe u nis drejt zonës, por fatkeqësisht duke kaluar vijën fundore të fushës e duke shpërdoruar mundësinë për të gjuajtur në portë.
Ky driblim po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ku me të drejtë vlerësohet braziliani për gjestin teknik.
g.kosovari