Ish-kryetari i ish-grupit Parlamentar të LSI ka reaguar direkt pas takimit të Ramës me gazetarës, ndërsa u “kap” me 21 Janarin 2011.
Petrit Vasili tha se kryeministri gënjeu teksa u shpreh se protestuesit e opozitës së atëhershme nuk përdorën dhunë ndaj policisë.
Në fjalën e tij, Vasili solli në vëmendje rastin kur një vajzë e LRI, Amarila, i çoi lule një efektivi të policisë me emrin Amarildo. Kjo pasi ai më 21 Janar ai mori një flamur kombëtar nga toka dhe e ruajti.
“Jo vetëm që janë qëlluar me gurë policët, por edhe me flamurin kuqezi madje” – tha ish-kryetari i ish-grupit të LSI.
Vasili nuk ngurroi as këtë herë që të sulmojë me fjalori e zakonshëm duke e cilësuar Edi Ramën si hajdut, kriminel, budalla etj.
Më 21 Janar, opozita e drejtuar nga Partia Socialiste protestoi ndaj qeverisjes PD-LSI, pas transmetimit të pamjeve filmike ku Ilir Meta fliste për afera me Dritan Priftin.
/javanews/a.rada