“I bekuar nga Zoti është ai që jetën ja fal atdheut!”. Me këto fjalë mesazhin e tij ngushëllues për ndarjen nga jeta të major Klodian Tanushit, deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja.
Major Tanushi ndërroi jetë të premten në mbrëmje nga plagët e marra të hënën në mëngjes nga shpërthimi i një mine gjatë një misioni të NATO-s në Letoni.
“Njeriu është qenie e vdekshme dhe vdekje ka çdokush që lind, por i bekuar nga Zoti është ai që jetën ja fal atdheut !”, thekson Manja
“Major Klodian Tanushi la në zi familjen e tij, miqtë dhe shokët, por sa të ketë komb shqiptar do ketë dhe një datë që kombi do ta nderojë si dëshmor. U prehsh në paqe biri i Dibrës! Dibra përherë i ka dhënë Kombit gjakun e më të mirëve, dje në luftë e sot për paqe!”, shprehet Manja.
/a.rada