Duda Balje ishte e ftuara e radhës në këtë puntatë të emisionit “Provokacija”. Ajo është deputete në Kosovë. Edhe pse ka lindur aty, Duda është me origjinë boshnjake dhe përfaqësoni këtë komunitet.
Nënë e tre fëmijëve, Duda Balje ka treguar se është kryetare e komisionit për të drejtat e njeriut në parlamentin e Kosovës. Pasi u pyet nga moderatori Mustafa Nano, ajo tregoi se kush është politikani më simpatik në Shqipëri dhe në Kosovë.
“Edi Rama, veç për gardin. Unë nuk jam kompetent për ta vendos, por zoti Rama gjithmonë ka përkrah Kosovën dhe unë gjithmonë pëlqej gardin. Sa e kam pasur mundësinë për ta përcjellë më pëlqen shumë.
Në Kosovë nuk mundem të zgjedh një person. Unë jam me mandat të tretë deputete dhe kam pasur mundësinë të punoj me secilën parti të madhe. Unë kam pasur edhe respekt. Edhe tani me kryeministër dhe kur ka pasur kryeministër LDK dhe PDK, mirë kemi kaluar”, tha Duda Balje, e cila konsiderohet si një ndër politikanet më seksi në trevat shqiptare.