Në Prokurorinë e Tiranës po zhvillohet aktiviteti “Open Doors” në kudër të Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Përfaqësuesja e OPDAT, Michele Lakomy e pranishme në këtë ditë të “dyerve të hapura” të këtij institucioni, deklaroi para studentëve se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Reforma në Drejtësi mbetet prioritet.
Sipas saj, ngjarja më e fundit, ku Klement Balili i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, u dënua me 10 vite burg, konsiderohet një sukses i drejtësisë shqiptare.
I pranishëm në këtë aktivitet është edhe prokurori i Antimafias.
Më herët edhe Prokurorja e Krimeve të Rënda apeloi që studentët e Juridikut të bëhen pjesë e Prokurorisë.
lisabeta Ymeraj tha se ky është një profesion i vështirë, për të cilin janë të hapur të bëjnë pyetje dhe të shuajnë çdo paqartësi.
Prokurorët tha ajo kanë mundësi të bëjnë gjëra në të mirë të njerëzve, ndërsa detyra e tyre parësore mbetet hetimii të gjitha veprave penale.
“Të kuptojnë shkakun dhe arsyen për të cilën prokuroria e Tiranës sjell në vemëndje ditën e drejtësisë në këtë format. Gjej arsye t’ju falënderoj për të qenë pranë prokurorisë, për të qenë në kontakt me ne, dhe për të patur mundësi që përmes bashkëbisedimit të sheshoni ndonjë pyetje. Kur flasim për ditën e drejtësisë, duhet të kthehemi pas në kohë, në 1912 kur njerëz e shtetit tonë arritën, patën mundësi u munduan e krijuan shtet. Ky është një element i rëndësishëm sidomos në ditët e sotme, ne mund të bëjmë gjëra të mira, kemi njerëz të zgjuar që duan të punojnë, e në fund të ditës bëjnë edhe një analizë. Janë mbi 70 prokurorë që mundohen e përpiqen me gjithë ngarkesën e madhë t’ju presin e të realizojnë funksionin e tyre kryesor: Hetimi i të gjitha veprave penale”, u shpreh prokurorja.
Duke u ndalur tek puna e prokurorëve, Imeraj shtoi se ata: “Mbarojnë 300 dosje në një vit, kanë edhe fëmijët me temperaturë gjatë ditës së punës. Por pavarësisht vështirësive, secili prej jush që i është futur kësaj rruge në të ardhmen unë do t’ju ftoja të bëheshit prokuror”, tha Imeraj.
g.kosovari