Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh dje se vendi do shkojë më keq së 1997.
Në një intervistë ajo u shpreh hapur se është pro dhunës dhe destabilizimit.
“Çfarë të duan qytetarët do të bëjmë pasnesër. Do të ketë më shumë njerëz. Po të jetë aq trim dhe po të jetë aq trim, të shkojë nesër në zgjedhje.
Ai ka vetëm një zgjidhje dhe ai është i destinuar drejt fundit. T’u garantojë shqiptarëve zgjedhjet, ‘97 s’do të jetë asgjë, sepse atëherë u ngritën për lekët, por sot nuk është çështje parash por as çështje tullash”, tha ajo.
E pyetur mbi vlerësimin që Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini i bëri reformës në drejtësi, ajo tha se nuk habitej nga vlerësimet e “Mogit” siç e quajti, ndërsa shkoi më tej kur tha se ajo “puthet në buzë me Ramën”.
“Kush mo Mogi? Nga data 23 deri më 26 maj ajo nuk është më, bëhen zgjedhjet. Unë nuk pres vlerësime negative nga ajo që nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e vendit, për vjedhjen e zgjedhjeve. Unë pres të puthet në buzë me Edi Ramën siç është puthur dhe vazhdon të puthet. Kanë shumë të përbashkëta siç kanë dashurinë për Rusinë”,- tha Kryemadhi.
Më tej, Kryemadhi tha se Rama është i rrëzuar, ndërsa e akuzoi atë se përdor ambasadorët e Shqipërisë për të shantazhuar gazetarët e huaj.
“Edi Rama është i rrëzuar por mos harroni kë keni përballë, një kriminel të strukturuar me ambasadorë të Republikës së Shqipërisë që janë ambasadorë të Edi Ramës.
Ambasadat shqiptare në Europë kudo ku ka artikuj në media kundër qeverisë shkojnë deri aty sa edhe firmën e ambasadorit e përdorin për të shantazhuar gazetarë në media të ndryshme, qofshin këto latine apo anglosaksone”, tha ajo.
Monika Kryemadhi shtoi se Edi Rama është një kriminel që ka vrarë shpresën e shqiptarëve, me dështime thuajse në çdo fushë. Ajo tha se rrogat në Shqipëri janë të ulëta dhe prandaj rinia, shqiptarët largohen.
“Shqiptarët largohen sepse nuk kanë shpresë në këtë vend. Një kryekriminel si Edi Rama ka vrarë shpresën e shqiptarëve. Ai ka dështuar thuajse në çdo fushë. Rrogat janë skandal dhe prandaj ikin infermierët, mjekët”, tha ajo.
/a.rada