Një banesë ka rënë pre e grabitjes gjatë natës në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të këtij qyteti, ndërsa banesa që u grabit është e mjekut gjinekolog Kujtim Albrahimi.
Dyshohet se autorët nënë kërcënimin e një thike kanë hyrë në banesën e shtetasit Kujtim Albrahimi dhe kanë marrë një sasi prej 10-12 milion lekësh të vjetra si dhe disa bizhuteri.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të grabitjes.
/a.rada