Kryeprokurorja Arta Marku thotë se dosja 338 në Durrës, ajo për blerjen e votave ka rreth 700 CD, të cilat sipas saj nuk janë zbardhur dhe janë lënë të pa ndjekura nga prokurori i çështjes.
Zonja Marku dhe Prokurori i Përgjithshëm nuk ndjek çështje të caktuara dhe nuk ka ndikim tek to.
Arta Marku: Para se të jap një përgjigje, do më duhet t’ju prezantoj mënyrën se si funksionon sistemi i prokurorisë. Në ndryshimet e fundit kushtetuese ka ndryshuar e gjithë linja e funksionimit të prokurorisë. Prokuroria nuk është një sistem piramidal. Është një sistem i decentralizuar. Prokurori është zot i çështjes. Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të kërkojë informacion për çështjet. Dijeni për këtë dosje, kam në kufijtë që më lejon ligji. Informacioni është i karakterit statistikor ose lidhur me procedurat, afate, pra pa detaje në lidhje me hetimin. Këtyre dy dosjeve nuk ka njeri që nuk ua di numrin. Kam marrë informacion janë mbajtur për një kohë të gjatë bazuar mbi përgjimet dhe asnjë prej tyre nuk janë zbardhur në letër. Në momentin që prokurori dorëzoi dosjen, kishte një numër të madh disqesh. Vetëm për dosjen 339 kishte 700 CD. Vetëm një CD-s mund të ketë qindra biseda. Këto dosje nuk mund t’i hetoj unë. Nuk ma lejon ligji. Mbase po t’i kisha do ta kisha zgjidhur. Nuk janë shoqëruar përgjimet me veprime. Prokurori që e ka pasur nuk i ka ndjekur. Preferoj të them se ka qenë i ndikuar. Di që është mbajtur si dosje për një kohë shumë të gjatë. Dhe çdo mendje e shëndosh e kupton që 700 CD nuk mund të harrohen për një kohë kaq të gjatë.
-A është mbrojtur politikisht Vangjush Dako?
Arta Marku: Unë nuk kam informacion. Unë preferoj të pres përfundimin e çështjes. Nuk kam një informacion që është lëshuar një urdhër-arresti për Dakon.
Zonja Marku foli edhe për dosjen 184 për blerjen e votave në Dibër.
“Ka shumë CD të pa zbardhura aty me qindra numra të përgjuar. Nuk ka volumin e dosjes 339 por ka një numër të lartë. Të dyja dosjet janë në hetim. Prokurorët janë të inkurajuar nga unë dhe të përfundojnë hetimin pa dëmtuar cilësinë”, tha ajo.
Kryeprokurorja e përkohshme u shpreh se zvarritja e kësaj dosjeje u zbulua rastësisht.
“Zbulimi i gjithë kësaj zvarritje ishte rastësi. Prokurori në momentin që dorëzoi dosjet u konstatua një dosje e tij. në momentin që kjo dosje është marrë nga prokurorët e tjerë nuk po zvarriten. Unë shpresoj që të mbyllen”, tha ajo.
g.kosovari