Rusia ditën e sotme ka përkujtuar 74-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste. Sheshi i Kuq i Moskës është mbushur me ushtarakë dhe me makineri të rënda luftarake.
9 Maj nga rusët njihet si Dita e Fitores dhe shihet si një rast për të nxitur ndjenjat patriotike, derisa rusët kujtojnë sakrificat e bëra në Luftën e Dytë Botërore.
Në këtë paradë, presidenti rus, Putin duke folur para pjesmarrësve në këtë paradë ka deklaruar se Rusia do të jetë gjithmonë me kapacitet të larta mbrojtëse.
Duke iu referuar betejës së vendit të tij me Gjermaninë naziste, Putini paralajmëroi se ‘mësimet e luftës së kaluar janë të rëndësishme edhe një herë’, ndërsa ai bëri të ditur për ‘garantimin e aftësive të larta të forcave të armatosura’.
Në shesh morën pjesë 13 mijë trupa ushtarak si dhe 130 sisteme të avancuara të armëve.
Ndër qindra pjesë të pajisjeve ushtarake që parakaluan para veteranëve dhe personaliteteve ishte raketa bërthamore inter-kontinentale Yars e Rusisë dhe sistemi i avancuar raketor i mbrojtjes ajrore S-400, të cilin Moska e ka vendosur në Siri për të mbrojtur forcat e veta dhe limuzina e re Putinit V-8 e cila kushton 120 mijë paund.
Lidhjet e Rusisë me Perëndimin u përkeqësuan pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe Moska ka vazhduar të sfidojë Shtetet e Bashkuara nëpërmjet mbështetjes së saj të vendosur për presidentin sirian Bashar al Assad dhe presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro.
g.kosovari