Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic deklaroi nga Tirana se do të jetë avokate e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin në Bashkimin Europian.
Ajo theksoi se është e shqetësuar për vakumin që BE-ja ka lënë në këtë rajon, por shtoi se vendet duhet të vijojnë reformat që kanë ndërmarrë.
Presidentja e Kroacise, Kolinda Grabar-Kitarović falenderoi presidentin Meta për mikpritjen dhe mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.
“Kroacia do të mbështesë hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dëshirojmë liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne jemi dhe mbështesim një proces të mbështetur mbi meritën dhe çdo vend duhet të ndjekë hapat e duhura. Jam e frikësuar për situatën aktuale, pasi po krijojmë një vakum për Ballkanin. Ky vakum duhet të plotësohet dhe të mbushet me influenca që nuk janë përfituese për Ballkanin. Për vendet kandidate, reformat që janë pezull duhet të ndërmerren. Kroacia do të marrë presidencën në gjysmën tjetër të vitit 2020 dhe gjatë presidencës sonë ne do të theksojmë Evropën Lindore, për tju pasur në axhendën. Duhen dy veta për të kërcyer tango. Ne do ju shtyjmë, por ju duhet të ndërmerrni hapa. Duhet të përfshijmë njëri-tjetrin dhe le ta kryejmë këtë”, deklaroi Kitarovic.
g.kosovari