Një adoleshent u vra dhe tetë persona u plagosën pasi dy nxënës hapën zjarr brenda një shkolle në Kolorado të SHBA-ve. Kjo është hera e 15-të për vitin 2019 që në shkollat amerikane hapet zjarr dhe ka humbje jete, sipas CNN.
Policia e zonës tha se dy të dyshuarit kishin hyrë thellë në shkollë dhe ishin angazhuar me armë në dy pozicione të ndryshme, duke qëlluar dy klasa me nxënës. Një 18-vjeçar u shpall i vrarë në vend, dhe tetë të tjerë u plagosën. Ai ishte përpjekur ta ndalonte agresorin. Një nga sulmuesit ishte ndaluar dhe çarmatosur nga një tjetër nxënës. Të dy agresorët ishin studentë të shkollës. Motivi mbetet ende i paqartë. /a.meta