Një 55-vjeçar, punonjës në Portin e Durrësit ka mbetur i plagosur pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 20:30, në Spitalin Rajonal Durrës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi SH.L., 55 vjeç, banues në lagjen 11 Durrës, punëtor në Portin e Durrësit (Marinar), i cili është rrëzuar nga shkallët e një anije. 55-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. (BW)