Fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Europa” janë terrorizuar mëngjesin e sotëm, pasi një person i “huaj” është futur brenda godinës duke i kanosur me armë. Bëhet fjalë për Ermir Bambullari, për të cilin bëhet e ditur se policia ka nisur një operacion për kapjen e tij.
Bambullari ka qenë i dënuar më parë në Angli dhe mësohet se ka shfaqur probleme mendore që pas qëndrimit të tij në emigracion. Bambullari njihet si një person problematik. Para se të kryente kët veprim në shkollën 9-vjeçare “Europa”, kishte grabitur një automjet. Ndërkaq, një ditë më parë Bambullari kishte goditur babanë e tij, duke e lënë të gjakosur.
/a.meta