Gjykata e Apelit në Durrës ka kthyer në burg Lavdosh Demaj, i arrestuar ne operacionin “Shënkolli”, të cilin Gjykata e Elbasanit e nxorri me detyrim paraqitje dhe me masën “arrest shtëpiak”.
Lavdosh Demaj ishte kreu i një grup seksioni të PD në Elbasan ndërsa në lokalin e tij në lagjen Shënkoll, dyshohet se ka mundësuar shkëmbimin e kokainës. Po ashtu, nga verifikimet e kryera, bëhet e ditur se Demaj ka qenë i dënuar edhe më parë për trafik droge.
Në seancën e 16 prillit, Gjykata vendosi “arrest me burg” për të pandehurit Agron Qafa, Aurel Ferra, Skënder Pëllumbi, Edmond Bardhi dhe Nushi Salla, ndërsa për Demaj vetëm masën e “arrestit shtëpiak”.
/a.meta