Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim sot homologun e tij kosovar, Hashim Thaçin. Ka qenë vetë Presidenti Meta ai që ndan përmes një postimi në “Facebook”, momente nga takimi i tij me liderin kosovar. Meta shkruan se së bashku me të vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe u ndalën gjerë e gjatë te nevoja e rritjes së bashkëpunimit. Presidenti Meta shkruan ndër të tjera se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është mëse i merituar.
“Shumë i kënaqur të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni. Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe nënvizuam nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, si domosdoshmëri për integrimin europian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mëse i merituar.”-shkruan Meta.
/a.meta