Gjatë debatit për projektligjin e “Shërbimit përmbarimor gjyqësor privat”, Manja bëri një bilanc të reformës në drejtësi, duke nisur nga vendimi i Kuvendit në vitin 2014 për nisjen e kësaj reforme.
“Brenda qershorit 2019 ne do të kemi të plotësuara vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, por edhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë”, deklaroi sot në Kuvend kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja.
Me votimin e këtij projektligji sot, tha ai, “Kuvendi përmbyll përfundimisht me sukses miratimin e plotë të të gjtha ligjeve të paketës së reformës në drejtësi”.
“Bilanci i plotë i reformës në drejtësi që ka ndërmarrë kjo maxhorancë që kur erdhi në pushtet përfshin miratimin e 30 ligjeve dhe një vendimi të Kuvendit. Nga 30 ligjet e miratuara, 14 janë me shumicë të cilësuar. Në total kemi miratuar 2013 nene”, tha Manja.
Ai theksoi se në rrafshin politik, reforma është përballur dhe vazhdon të përballet me pengesa të ngritura nga PD, e cila ka bërë gjithçka mundet të pengojë zbatimin e kësaj reforme, por nuk e pengon dot sepse Kushetuta ia ka hequr politikës nga duart.
Ai kujtoi se të gjitha shqetësimet e opozitës e kanë një përgjigje dhe ajo është shtyrja e deri në janar 2017 e zbatimit të Vetingut të miratuar në vitin 2016, për shkak të ankimimit në Gjykatën Kushtetuese nga PD.
“Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë është e kondicionuar vetëm nga Vetingu. Në janar u zhbllokua ligji, por PD bojkotoi Kuvendin dhe hyri në çadër. Në marrëveshjen e 17 majit kushti i vetëm nga PS ishte vota për të ngritur organet e reja të Vetingu, të cilat u votuan në qershor 2017 për t’u bërë funksionale vetëm në fund të vitit 2017, për shkak të plotësimit të strukturës”, tha Manja.
/a.meta