Nderkohe qe Kuvendi ka nisur seancen plenare, te rinjte e opozites kane nisur protesten para gpdines se Parlamentit te Shqiperise.
Forumet rinore të LRI-se dhe FRPD-se jane mbledhur ne nje protestë simbolike, ku
28 te rinj jane shfaqur me bluza, ku ne secilen prej tyre eshte stampuar flamuri i cdo vendi te Bashkimit Europian.
Ata gjithashtu mbajne kartona te kuq neper duar, duke qendruar perballe nje maskote te Edi Rames, per te simbolizuar faktin qe BE i ka dhene kartonin e kuq kryeministrit.
Pasi ka refuzuar te beje betimin ne Kuvend, Indrit Hoxha, u bashkohet te rinjve te opozites ne kete proteste.
Gjate protestes, kryetarja e LRI-se Floida Kërpaçi ka theksuar se “Krimi ne Parlament ka detyruar rinine ne emigrim.
Sipas saj, “Papunesia, arsimi i dobet, mungesa e shpreses dhe shtetit te se drejtes jane arsye kryesore qe shtyjne rinine ne azil apo emigrim jashte Shqiperise e familjes”.
Ajo ka theksuar se LSI eshte parti e te rinjve, mision i opozites rikthimi i shpreses te rinia per ta pare Shqiperine si shtepi e per te ndertuar ketu te ardhmen.