Tifozët e Liverpoolit nuk do ta harrojnë kurrë ndeshjen kundër Barcelonës. Kjo gjë u kuptua përmes atmosferës të jashtëzakonshme në stadiumin “Anfield” pasi gjyqtari sinjalizoi fundin e lojës.
Liverpooli siguroi finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Barcelonën në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale me rezultat 4:0 në “Anfield Road”. Skuadra e Jurgen Kloppit kishte pësuar disfatë 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.
Pas disfatës në ndeshjen e parë, shumë tifozë kishin menduar se tashmë Liverpooli e kishte humbur një vend në finale të këtij sezoni, mirëpo golat nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum e përmbysën rezultatin e përgjithshëm dhe i lanë të tronditur lojtarët e Barcelonës.
Barcelona konsiderohej favorite për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, falë edhe Lionel Messit. Megjithatë, Liverpooli arriti t’i shënojë katër gola për të fituar me rezultat të përgjithshëm 4;3 dhe e siguroi vendin në finalen e këtij sezoni.
Pasi gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes, lojtarët u grumbulluan para tifozëve, “Kop”, dhe i vendosën duart mbi njëri-tjetrin. Tifozët filluan ta këndojnë himnin “You’ll Never Walk Alone” e madje edhe lojtarët iu bashkëngjiten.
Scenes at Anfield after the final whistle. Unbelievable 🙌
Liverpool’s fans were immense tonight 👏#LFC #YNWA #LIVBAR #UCLpic.twitter.com/dXyi7Ye4RP
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) May 7, 2019
g.kosovari