Klimë e tensionuar te PSG, sipas asaj që shkruan “Le Parisien”. Në veçanti, braziliani Neymar është dukur futbollisti më i hidhëruar me shokët e ekipit, sidomos me të rinjtë Alphonse Areola dhe Presnel Kimpembe. Sjellja e tyre, sipas O’ Ney, ka ndryshuar negativisht këtë sezon (pas suksesit në Botëror me Francën), por zemërimi i brazilianit nuk është ndalur me kaq.
Përkundrazi. Pas ndeshjes me Montpellier, në fakt, Julian Draxleri është drejtuar brazilianit me një ton akuzues, duke e quajtur individualist. Neymar i është kthyer: “Kush je t’i që më flet kështu? Di vetëm të pasosh mbrapa…”.
Në atë pikë, që situata të mos degradonte, kanë ndërhyrë trajneri Tuchel dhe drejtori sportiv Antero Henrique, duke shmangur që të kapen me duar.
/a.r