Pa u qetësuar mirë ujërat nga vonesa e së mërkurës së kaluar që u kushtoi kuqezinjve grumbullimin, Tiemue Bakajoko shndërrohet përsëri në problem për Xhenaro Gatuzon.
Në minutën e 23-të, Lukas Bilia dëmtohet. Argjentinasi shtrëngon dhëmbët për të provuar të rifutet në lojë, por edhe për t’i dhënë mundësi shokut të skuadrës që do ta zëvendësojë që të përgatitet. Në një moment të parë, trajneri kuqezi i bën thirrje Bakajokos që të nisë me ushtrimet, por ai vonohet.
Ngadalësia në lëvizje e francezit nervozon Rinon, i cili njofton Hoze Maurin se do të jetë ai që do të marrë vendin e Bilias, shkruan panorama. Ndërkohë, Bakajoko që kishte nisur përgatitjen dhe kupton qëllimin e teknikut 41-vjeçar dhe kthehet i tërbuar mes rezervave.
Fjala e fundit i mbetet 24-vjeçarit, i cili në anglisht i thotë: “Fuck Off!” (ang: Ik pirdhu). Gatuzo e dëgjoi ofendimin, por me një qetësi olimpike, i bën me shenjë lojtarit se do të flasin përsëri në dhomën e zhveshjes, por me sa u tha pas takimit të djeshëm, trajneri s’foli me lojtarin.
Ndërkohë nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale pas ndeshjes, mesfushori 24-vjeçar, ka dhënë version e tij të zënkës me Gatuzon duke shkruar…
REAGIMI I BAKAJOKOS:
“Për disa javë, media ka folur për mua, por unë kam vendosur të mos them asgjë dhe të vazhdoj të punoj. Por, ajo që ndodhi dje dhe interpretimin që po përpiqemi t’i japin më detyron të përgjigjem menjëherë sepse nuk pranoj të konsiderohem një lojtar, i cili ka refuzuar të hyjë në fushë kur kërkohet nga trajneri dhe i cili nuk respekton klubin dhe shokët e tij. E fillova nga stoli, isha gati të jepja 200% edhe në qoftë se kisha do kisha luajtur vetëm 5 minuta.
Kur Lukas Bilia, u lëndua më thanë që të bëhesha gati për zëvendësim dhe kështu bëra. Unë u përgatita menjëherë dhe bëra 2-3 minuta nxemje.
Më vonë më thanë të kthehem në stol, e gjitha ndodhi në minutat 23’ dhe 26’. Kur u ula në stol trajneri mu kthye mua dhe unë nuk bëra asgjë, vetëm përsërita fjalët e tij, asgjë më shumë. Ta jeni të qartë një gjë: Kurrë nuk refuzova të zbres në fushë dhe kurrë nuk u vonova duke bërë nxehje, për mua pamjet flasin qartë”, shkroi Bakajoko në “Twitter”.