Një ngjarje e rëndë tronditi vendin sot teksa Zarife Hasanaj, efektivja e FA me mision nga NATO në Letoni humbi jetën pas shpërthimit të minës.
Zarife Hasanaj ishte nisur në mision në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa pjesë e Forcave të Armatosura ishte bërë në vitin 2008. Ajo kishte kryer disa kurse lidhur me asgjësimin e municioneve me eksplozivë, por sot fatkeqësisht nuk mundi tia dilte.
Në ditën ndërkombëtare të gruas. Zarife ose ndryshe “Xipja” shihet në nje prej videove të NATO, ku mes grave nga vende të ndryshme nga Shqipëria është zgjedhur Zarifja.
Ajo shfaqet duke thënë në shqip: Unë jam “NATO”.