Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se fundi i kësaj betejë do të përfundojë me një përplasje të fortë, pasi sipas tij janë konsumuar të gjithë elementët.
Berisha thotë se ka vetëm dy rrugë.
“Kjo është një betejë që pa diskutim do të ketë një finale. Nuk shoh zgjidhje jashtë një përplasje të fuqishme.
Janë konsumuar mjetet e tjera.
Ka pasur një marrëveshje të 2017-s e cila që në vend se t’i jepte vendit paqen, i dha dosjen 339 dhe 182.
Marrëveshje të dytë me Edi Ramën nuk besoj se do të ketë njeri të dytë që mund të bëjë.
Mosbindja civile ose do ta përmbys këtë regjim, ose opozita do të shkojë drejt shuarjes së saj”, tha Berisha në “360 Gradë” në Ora.