Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Barush Bregun dhe bashkëpunëtorin e tij Bajram Çekorja. i cili u arrestua në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Në seancën që ka zgjatur vetëm 15 minuta Bregu nuk ka pranuar të flasë përpara togave të zeza.
Arrestimi i tij u bë dy ditë më parë nga FNSH dhe RENEA gjatë një aksioni të zhvilluar në Komunën e Parisit në Tiranë kanë vënë në pranga dy persona, njëri prej të cilëve pjesë e një grupui kriminal në Shkodër.
Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar sqaron se në kuadër të operacioni “Kompleski” u arrestua Barush Bregu, 33 vjeç, lindur në Shkodër dhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
33-vjeçari Bregu, i cili jetonte në një banesë të marrë me qira në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë ishte dënuar me 4 vite burg për kultivim droge.
g.kosovari