Një operacion i befasishëm i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është zhvilluar në qytetin e Sarandës.
Nga informacionet paraprake thuhet se në këtë aksion kanë marrë pjesë Forcat operacionale, FNSH, Drejtoria e Policise Vlore, Komisariati i Policise Sarande ne bashkepunim edhe me Sherbimin Informativ Shteteror.
Mësohet se gjatë këtij operacioni të FNSH-së janë arrestuar 2 persona dhe janë shoqëruar 8 të tjerë.
Nuk ka ende detaje për këtë operacion policor por nga informacionet e para ata po merren ne pyetje në komisariatin e Sarandës.
Të ndaluarit janë nën hetim për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa operacioni vijon ndersa pritet nje njoftim zyrtar per te sqaruar dhe dhene detaje me te plota per aksionin.
g.koosvari