Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka reaguar ashpër ndaj pasardhësit të tij, Dritan Leli, pas përmbytjeve të një dite më parë, në qytetin bregdetar.
“Sot (dje) e mësova që, “struci”, vetëm këtu në Vlorë dhe jo gjetkë, e fshehka kokën dhe nxjerr bythën zbuluar, jo kur i kanoset rreziku nga kafsha grabitqare, por kur u mbytka në ujë?! Zanati thonë, o mësohet qysh vitin e parë, kur ke vullnet, pasion dhe dëshirë, ose në të kundërt, jo që nuk bëhesh dot usta, por për fat të keq, ngelesh çirak edhe po të mbajtën në punë për sevap edhe 4 vjet të tjera”, shkruan Gjika.
/a.meta