41 persona humbën jetën pasi një aeroplan rus bëri një ulje emergjente dhe shpërtheu në flakë në aeroportin Sheremetyevo në Moskë. Dy fëmijë dhe një stjuardesë ishin midis të vdekurve, raportojnë mediat ruse. Një dëshmitar tha se ishte një “mrekulli” që ikën nga avioni, i cili mbante 73 pasagjerë.
“Janë 37 të mbijetuar – 33 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit”, tha një zyrtar i komisionit hetimor, Yelena Markovskaya.
Pesë vetë janë në spital. Aeroflot, transportuesi kombëtar i Rusisë, tha se aeroplani ishte i detyruar të kthehej në aeroport “për arsye teknike”. Disa fluturime janë transferuar në aeroporte të tjera./a.meta