Ditën e djeshme në emisionin “Thumb” ka qenë e ftuar ish-banorja e famshme e ‘Big Brother’ Bertina Mehmeti e cila ka folur për jetën e saj në Dubai dhe për rikthimin në Shqipëri pas 3 vitesh.
Sipas saj vendimin për tu rikthyer e ka marrë vetëm për prindërit, por ajo vetë nuk e pëlqen aspak Shqipërinë dhe negativiteti që ekziston.
“Nuk më pëlqen Shqipëria. E di që do më thonë antishqiptare por nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen energjia negative që ka mes njerëzve. Nëse njerëzit shohin se dikush arrin diçka dhe është i suksesshëm, e kanë këtë që ‘përse ai duhet të jetë’. Tani që jam kthyer nga Dubai e ndjej më shumë të them të drejtën këtë ndjesi.
Ua kam bërë pak si “mortje” shpeshherë kur bëj diskutime me shoqërinë time dhe thonë: Ou ti jeton në Dubai akoma. Por ekziston ajo diferenca. Këtu që në mëngjes të fillon stresi, ajo energjia, nisesh në punë e ke trafikun plot. Ndërkohë Abu Dhabi ka 8 korsi ndërkohë ti ke vetëm 1 korsi dhe do presësh. Bëhesh gati me energji, me pozitivitet dhe shkon në punë pas një ore.”
“Ajo që nuk më pëlqen tek shqiptarët (që jetojnë jashtë) në momentin që mësojnë se t’i punon në filan kompani që është e suksesshme kanë atë tendencën si ajo shprehja” Uf u bë kjo”. Edhe unë punoj, edhe ajo kompania ime është shumë e mirë.”, ka treguar ndër të tjera Bertina.