Njerëzit zgjedhin të shesin rroba të vjetra, mobile apo sende të vjetra dhe eBay është vendi i duhur për të bërë disa para të mira.
Por një burrë e mori shakanë shumë seriozisht dhe nxori të dashurën për shitje në faqen e njohur.34-vjeçari, Dale Leeks nga Essexi vendosi të nxirrte në shitje partneren e tij prej një viti, Kelly Greaves duke e menduar si një ‘kurth’.
Në përshkrimin që dha për 37-vjeçaren, ai shkroi se bën zhurmë të vazhdueshme por nuk është e dëmshme. Ndër të tjera, ai shtoi se mund ta ndërrojë me një modele më të re.
Edhe pse filloi si një shaka e padëmshme, reklama është parë mbi 8 mijë herë dhe brenda 24 orëve i kanë ofruar një çmim mbi 70 mijë dollarë. (lexo.al)