Futbollisti i njohur shqiptar bën një radiografi të thellë të Superiores por dhe kombëtares për TemA Javore
Kategoria Superiore ka mbërritur në fazën finale, ku të gjitha skuadrat do të bëjnë përpjekjet e fundit për të arritur objektivat e mbetura sezonale. Partizani thuajse e ka mbyllur çështjen e titullit kampion pasi ka një diferencë të konsiderueshme me Kukësin e vendit të dytë.
Ndërkohë, loja më e nxehtë po luhet në frontin e Europës dhe të mbijetesës ku ende nuk janë përcaktuar skuadrat që do të luajnë këtë sezon në Kupat e Europës dhe ato që do të zbresin një Kategori më poshtë.
Në një intervistë ekskluzive dhënë për Gazetën TemA, bomberi i njohur vlonjat Daniel Xhafa ka analizuar edicionin e këtij viti të Kategorisë Superiore.Xhafaj ka komentuar dhe krizën e golashënuesve gjatë këtij sezoni në Superiore ku sipas tij problemi kryesor është transferimi i tyre në kampionatet jashtë Shqipërisë si dhe presioni që kanë trajnerët për të marrë rezultate pozitve duke mos bërë një lojë sulmuese.
Në vijim të analizës së tij Xhafaj foli dhe planin që duhet të kenë ekipet shqiptare për të pasur sukses në Kupat e Europës si dhe një koment për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare Edi Rejën.
Xhafaj, kampionatit është në ndeshjet e fundit dhe duket se Partizani e ka mbyllur çështjen e titullit. Sipas jush cili ishte suksesi i të kuqve në këtë sezon?
Po, mendoj se Partizani është drejt fitimit të kampionatit këtë vit. Ajo që më ka rënë në sy tek Partizani gjatë këtij viti është qetësia që ata kanë patur duke qëndruar larg polemikave dhe me këmbë në tokë, edhe pse kanë qenë shumë larg me pikë, sërish vazhduan të punonin me qetësi dhe pa bërë polemika.
Ndërkohë, Kukësi edhe pse kreu shumë përforcime nuk arriti dot që të kishte një ecuri të mirë sa i përket rezultateve. Cili ishte gabimi tek verilindorët në këtë sezon?
Kukësi gjatë gjithë këtij kampionati na ka krijuar lajme nga më të ndryshimet duke nisur me ndërrimin e trajnerëve, me largimin e lojtarëve dhe afrimet e tyre, duke krijuar kritika publike gjë që mendoj se ka ndikur te qetsija në ekip dhe rritjen e tensjonit brenda skuadrës.
Ajo që është vënë re gjatë këtij sezoni është mungesa e golashënuesve. Pse kjo krizë tek të gjitha ekipet e Superiores?
Mungesa e golashënuesve ka ndikuar dhe nga presjoni i madh që kanë trajnerët për të arritur rezultate pozitive duke bërë që të zhvillojnë një më të kujdesshme. Një tjetër faktor është dhe largimi jashtë Shqipërie i element shumë të mirë të mirë.
Çfarë duhet që të bëjnë ekipet e Superiores që të kenë një ecuri të sukseshme në Kupat e Europës?
Mendoj se ekipet e tjera të Superiores duhet që të kenë plan të gjatë. Një shembull i ecurisë pozitive në Kupat e Europës nga klubet shqiptare është skuadra e Skënderbeut, i cili duhet që të merret shembull nga të gjithë.
Dhe një koment i fundit. Cili është opinioni juaj për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare Edi Rejan. Besoni që ekipi kuqezi do të ringrihet me ardhjen e tij?
Teknkut të ri së pari i uroj shumë suksese. Është një trajner që ka një eksperiencë të madhe dhe është një pikë që ne kemi shumë nevojë sidomos pas ndarjes dhe formimit të ekipit Kombëtar të Kosovës./Fatjon Baze – TemA Javore
g.kosovari