Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përkujtuar dëshmorët e Kombit në varrezat në Fier.
I shoqëruar nga pjesëtare dhe të afërm të familjeve të dëshmorëve, veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe pasardhës të tyre, deputetë dhe drejtues të pushtetit vendor të qarkut Fier si edhe qytetarë të shumtë, Kryetari i Kuvendit vendosi një kurorë me mbishkrimi “Lavdi të përjetshme dëshmorëve të atdheut”.
Ruçi tha për gazetarët se nderimi i dëshmorëve tregon emancipinin e vendit. Ndërsa shtoi se evropianët e vërtetë nderojnë sarkificën sublime për lirinë.
“Me nderimin e dëshmorëve tregojmë emancipimin tonë. Evropianët e vërtetë nderojnë sarkificën sublime për lirinë. Heronjtë dhe deshmorët kanë një datë e cila është 5 maji dhe 70 mijë partizanët kanë një datë që është 29 nëntori. Gjithçka tjetër për këtë datë për këtë ngjarje do të bënte pis gjakun dhe heroizmin dhe patriotizmin e atyre që dhanë jetën për çlirimin e atdheut”, deklaroi Ruçi.
g.kosovari