Fale ekuipazhit eshte shmangur nje katastrofe ajrore. Një incident ka ndodhur në Jacksonville në Florida ku një avion Boeing 737 ka përfunduar jashtë pistës dhe është ulur në lumin St.Johns River. Pasagjerët dhe ekuipazhi kanë shpëtuar mrekullisht.
Incidenti ndodhi rreth orës 21:43 të orës lokale, 3:43 të mëngjesit të së shtunës, ose reth orës 21:30 të së premtes me orën lokale, kur avioni u përpoq të ulej gjatë një stuhie, me shi dhe erë të fortë. Aktualisht janë plagosur rreth njëzet persona.
Zjarrfikësit dhe ambulancat kanë shkuar në vend për shpëtimin e pasagjerëve dhe për të shmangur humbjen e karburantit të tepërt në lumë. Në bordin e Boeing 737 të Miami Air që përfundoi jashtë piste, ishin 142 pasagjerë.
Autoritetet amerikane bëjnë me dije se të plagosurit nuk janë në gjendje të rëndë. Boeing 737 vinte nga Guantanamo në Kubë. Sipas mediave amerikane, bëhet fjalë për një charter ushtarak me shumë mundësi me ushtarakë në bord.