Poçetino, Guardiola dhe Konte janë emra trajnerësh, që dëgjohen për stolat e skuadrave italiane. Këta trajnera po bëjnë më të mirën me klubet e tyre në vitet e fundit dhe janë më të kërkuarit në tregun futbollistik.
Por, problemi për skuadrat italiane është se si mund të paguajë rroga kaq të larta dhe si mund të sjellë në gadishullin apenin trajnerat. Duket se ky problem do të zgjidhte me ligjin “dekreti i rritjes”, i botuar në fletoren zyrtare ne 30 prill të këtij viti.
Shkurtimisht legjislacioni parashikon një taksim të lehtësuar për “pacientët”, domethënë ata që, duke filluar nga 1 maji, shkojnë në Itali, pasi nuk kanë jetuar aty në dy vitet e fundit, do iu tatohet vetëm 30% e pagës për pesë vjet, me detyrimin e vetëm për të qëndruar në Itali të paktën 24 muaj.
Është e qartë se Guardiola, Poçetino dhe të gjithë teknikët e huaj do të përshtateshin në kuadrin rregullator, por edhe Antonio Konte, i cili prej 2016-ës deri 2018-ës, por ende jeton në Londër. Ky ligji do të jetë në futboll edhe për lojtarët.
g.kosovari