Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Skënder Hoxhën, 63-vjeçarin nga Memaliaj i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij, Antoneta HoxhaAi ka pranuar vrasjes e bashkëshortes së tij duke thënë se ajo e tradhtonte.
Gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton se Hoxha ka rrëfyer përpara trupit gjykues se në ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë në momentin kur është futur në banesë i dashuri i saj ka dalë nga dritarja.
Hoxha është shprehur i penduar për vrasjen. Në senacën gjyqësore autorit të vrasjes iu caktua nja avokat kryesisht nga shteti, ndërkohë që ai ka qenë i vetëm pasi është braktisur edhe nga familjarët.
g.kosovari