Për tensionimin e situatës në Fier mes policisë dhe protestuesve ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga ‘Plepat’ në Durrës. “Protestat duhet të vazhdojnë, janë simbol i demokracisë. Cdo dhunë që policia ushtron ndaj protestuesve tregon frikë dhe panik. Cdo qëndresë tregon që protestuesit janë të vendosur në rrugën e tyre për të mos u kthyer më pas” tha Kryemadhi.