Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka ironizuar shpalljen e qeverisë tranzitore nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Numri dy i qeverisë tha se qeverinë tranzitore, nuk do ta votojë askush, ndërsa shtoi se një nismë e tillë është në thelb antikushtetuese.
“Lylzim Basha ka shpallur sot #QEVERINETRANZITORE!
Ku eshte votuar kjo #Qeveri?
Kerkund! Kush do e votoje kete #Qeveri?
Askush!
Keshtu a eshte #antikushtetuese kjo #Qeveri? Poooooo!
Te te rroje qeveria Lylzim! Nje keshille; Harroje pushtetin ne tavoline Lylzim, te ben dem per shendetin!”, shkruan Braçe.
/a.meta