Kompania ajrore skandinave SAS anuloi 709 fluturime, të cilat prekën 54 000 pasagjerë, ndërkohë që bisedimet mes pilotëve dhe punëdhënësve në Norvegji vazhduan intensivisht.
Ndërmjetësi kombëtar i Norvegjisë u takua me sindikatat e pilotëve të kompanisë SAS, që përfaqësojnë rreth 1 500 pilotë në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi dhe organizatat e punëdhënësve.
“Situata është ende e paqartë dhe ekziston një hendek i madh midis palëve”, u tha gazetarëve Mats Wilhelm Ruland, ndërmjetësuesi kombëtar i Norvegjisë.
“Nuk kemi hequr dorë, por greva është shumë sfiduese”, shtoi ai.
Nga greva që ka përfshirë vendin janë anuluar 4 000 fluturime dhe janë prekur 380 000 pasagjerë.
/a.rada