Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe qëndrimin e presidentit francez lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën e cila sipas tij, në media u ‘shit’ si një qëndrim që lidhet me numrin e azilkërkuesve shqiptarë. Rama tha se presidenti francez Macron ka vlerësuar rënien me 40% të azikërkuesve ndryshe nga sa thotë ‘Saliu’ dhe ‘Titi’.
“U tha se Macron ka firmosur për të mos i dhënë viza Kosovës. Aspak e vërtetë. Pa pikë turpi që nga Saliu e deri tek dajë Titi fajësuar qeverinë tonë në emër të Macron, i cili e ka vlerësuar uljen me 40 % të numrit të azilkërkuesve për vitin e shkuar. Mjerë ky vend për rrugëhumburit dhe Kadrinjtë që shpikin çdo ditë. Ne e kemi çuar Shqipërinë në derën e paradhomës së BE. Është e sigurtë se kemi sot marrëdhëniet me të mira me Gjermaninë dhe Francën. Merkel dhe Andera Nales, edhe nënkryetari i grupit parlamentar të VDU e kanë vlerësuar qartësisht progresin e bërë në procesin e integrimit”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se për Francën duhet duhet pritur përfundimi i zgjedhjeve europiane në Maj, në periudhën kur qëndrimi i Francës do formohet në bazë të rekomandime të Komisionit.
“Do ishim në pozitë të vështirë sot nëse komisioni nuk do rekomandonte hapjen e negociatave”, u shpreh Rama.
G.kosovari