Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit, teksa dy persona kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë. Një makinë Wolksvagen me targë AA 120 MR, e cila po vinte me shpejtësi nga zona e gjykatës, në drejtim të Agjencisë, u përplas me murin e kishës së Shën Dhimitrit, duke e shembur atë.
Dy pasagjerët që ishin në makinë, janë dërguar në spital, ku raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën.
Ende nuk dihet identiteti i personave të plagosur, teksa në vendngjarje ka mbërritur policia, që ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi të madhe.
g.kosovari