Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë punëtorët në ditën e 1 Majit, përmes një video ku tregohet se si përmes portalit qeveritar Open Data mund të informoheni për të dhëna mbi ekonominë, arsimin, financat, taksat, e të tjera fusha me interes publik.
“Me këtë video-informacion mbi opendata.gov.al ku çdokush mund të informohet në kohë reale me të dhëna për qeverisjen, ekonominë, arsimin, financat, taksat, shëndetësinë e të tjera fusha me interes, ju uroj 1 Maj të Gëzuar”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
/a.meta