Me rastin e 1 Majit, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndan një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ruçi, shkruan se veçanërisht sot ndihet sindikalist ndërsa shton se për të është e rëndësishme të ulet nga tribuna politika dhe të ngjitet puna.
“Sot ndjehem sindikalist, punëtor, mësues, infermier. Të ulim nga tribunat politikën dhe të ngjisim punën Rritja ekonomike të përkthehet në mirëqënie për të gjithë. Ekonomia të orientohet drejt prodhimit. Rrugët e Shqipërisë duhen ndërtuar, jo bllokuar.”-shkruan Ruçi.
/a.meta