Dashi
Rritja e pagës është e mirëpritur, madje edhe me rritjen e inflacionit. Tani ju mund të përballoni disa lukse, dhe do t’a shpërbleni veten në përputhje me rrethanat. Me shumë mundësi do të ndiheni mjaft të lumtur dhe të plotësuar. Por, bëni kujdes gjatë javës, mund të keni një ditë të ndërlikuar.
Demi
Një ditë magjike për ju kjo e hënë. Megjithëse të gjithë këtë javë e keni shpenzuar në punë, pas kësaj, shqetësimi juaj kryesor është ajo që po ndodh në rrethin tuaj shoqëror. Dielli në shenjën e Demit do t’i drejtohet Neptunit. Problemi i vetëm është se si t’i bëni planet tuaja të hapura në raport me të tjerët.
Binjakët
Duhet t’i gëzoheni më shumë suksesit tuaj personal gjatë kësaj të hëne. Kohët e fundit keni ndjerë shumë dhimbje në shpirt dhe ditët në vijim duhet t’i mendoni si një rilindje tuajën. Ndoshta është fillimi i një faze të re. Shëndeti do jetë pak delikat, kujdesuni pak më tepër për veten.
Gaforrja
Kohët e fundit keni bërë shumë miq dhe më pak armiq. Dikush nuk është afër jush prandaj ndihuni i/e sigurt për momentin. Ndërkohë, duhet të mendoni për pak pushim këtë javë. Ndoshta një udhëtim në terren do t’ju bënte mirë.
Luani
Do të fitoni një punë sepse asnjë kandidat më i mirë se ju nuk është shfaqur ende. Të gjitha do të zbulohen gjatë kësaj hëne ose në ditët në vazhdim. Duke përfshirë këtu edhe paketën e pagesës. Çiftet do kalojnë një ditë harmonike dhe të mbushur me lumturi përkrah njeri-tjetrit.
Virgjëresha
Gjithçka është në dorën tuaj sot. Mos u mërzit. Edhe pse nuk mund të qëndroni duke pritur, dhe shpresoni të paketoni çantat tuaja. Me Diellin e përkryer në afërsi të Neptunit, do të ndiheni mjaft mirë dhe nuk ekziston ndonjë arsye për të braktisur planet tuaja. Financat do përmirësohen
Peshorja
Një fillim i ngadaltë dhe nuk do të nisni ndonjë punë që ju përshtatet sot. Gjithçka do të jetë shumë e zakonshme për ju që jeni vetëm. Do të dilni pas mesnate nëse dikush ka pranuar kërkesën tuaj të bërë më herët. Askush nuk do të të kundërshtonte nëse do të merreshit me një çështjen tuaj personale.
Akrepi
Ndiheni i/e vetmuar gjatë kësaj të hëne. Do të ishte mirë nëse do të hidhni hapa për të pasur dikë pranë jush. Pjesa tjetër do të jetë e qetë për ju, me përjashtim të ambientit të punës ku do të ndesheni me disa riorganizime. Financat do jenë të mira, nuk keni arsye për tu shqetësuar. Edhe shëndeti do jetë i mirë.
Shigjetari
Gjatë kësaj të hëne do të ndiheni mjaft mirë në punë nuk do të keni asnjë lloj presioni, qoftë nga eprorët tuaj, po ashtu edhe nga kolegët. Megjithatë, një çështjen tuaj personale duhet ta trajtoni me kujdes. Gjeni pak më tepër kohë për familjarët tuaj. shëndeti i mirë.
Bricjapi
Duke qenë se jeni paksa person introvert nga natyra, këtë javë nuk do keni aspak turp të merrni pjesë në një festë të organizuar nga shoqëria. Nuk ju pëlqen të flisni me personat që nuk i njihni, por përkundrazi do të shkëmbeni disa biseda të këndshme. Do merrni guximin të shoqëroheni. Një takim tjetër është dy herë më i rëndësishëm.
Ujori
Me shumë kënaqësi do të kaloni disa kohë me familjen, duke mos punuar. Pavarësisht se kohët e fundit keni fituar më pak para. Një lajm i mirë do t’ju vijë, që ka të bëjë me financat dhe pronat. Gjatë javës do të merrni një ofertë, por nuk do e pranoni pasi doni të kaloni më shumë kohë me familjen tuaj.
Peshqit
Pavarësisht nga ndonjë dhimbje,që ndjeni, personin që keni kohë pa e parë mund t’ju lutet për një ribashkim mes jush. Përveç kësaj, Dielli së bashku me Neptun do t’ju sjellin shumë fat.
Te pakten kur i beni copy paste horoskopit shini per cfare dite flasin, se thote kete te hene per daten 1 Maj, ndera kete vit i bie e merkure. Kot them une po ju e dini vete.