Në përfundim të marrëveshjes së koalicionit, sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka ripërsëritur deklaratat se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. Ai tha se pjesë e këtij koalicioni është gjysma e partive që janë regjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Kemi ruajtur të njëjtën emër që kemi fituar zgjedhjet e kaluara. Dua t’u them që kjo aleancë është fiks gjysma e partive që marrin pjesë në zgjedhje, jam i sigurt që do të ketë edhe koalicione të tjera. Nuk kam asnjë koment lidhur me aleanca apo koalicione që ngrihen mbi parimin e kundërshtimit të popullit. Zgjedhjet janë të populli, po të partive politike. Ajo që ne kemi thënë është se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen, mandati i Kuvendit është legjitim. Ka qenë shumë i qartë qëndrimi i SHBA me Palmer, që nxiste partitë të merrnin pjesë në zgjedhje”, tha Balla.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së ka thënë se nuk mund të parashikojë nëse do të ketë një marrëveshje si ajo e 17 majit, por ka thënë se në çdo rast s’do ketë pakt në kurriz të Kushtetutës së vendit.
Do pranoni në tryeze nëse ajo të ftohet nga Presidenti?
Ajo që ne kemi thënë, zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen. Mandati i Parlamentit është legjitim, ka qenë shumë i qartë qëndrimi i SHBA-ve nëpërmjet Mathew Palmer dhe përfaqësuesit e BE-së, të cilët nxitën partitë politike që të marrin pjesë në zgjedhjet.
Zgjedhjet do zhvillohen në 30 qershor dhe zgjedhjet janë të gjithë pranuara
S’ka asnjë forcë politike që të tentojë të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratikë.
Do ketë një 17 maj tjetër?
Unë nuk jam Nostradamus. Por di të them që afatet ligjore janë kushtetuese për këdo.
Nuk ka negociata me askënd në kurriz të Kushtetutës. Bënë gabimin e paimagjinueshëm që dorëzuan mandatet, tani Lulëzimi dhe Monika duan t’u heqin shqiptarëve të drejtën për të votuar për 61 bashkitë dhe parlamentet vendore. Ata që pengojnë rrugët dhe ndalojnë zgjedhësit të votojnë, ata që do prekin qendrat e votimi apo kutitë dënimet shkojnë nga 5-8 vite burg.
g.kosovari