Gjatë vizitës në Berlin, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flenckenstein.
Në qendër të këtij takimi ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë një postimi në “Twitter” Flenckenstein thekson se u bisedua për nevojën e pranimit të Shqipërisë në BE
“Biseduam për nevojën e pranimit të Shqipërisë në BE. Pranimi i Shqipërisë në BE qëllim i përbashkët. Takim me @AndreaNahlesSPD & Kryeministri shqiptar @ediramaal këtë mëngjes në #Berlin. @SPDEuropa @ spdhh @spdde @eu_near @JHahnEU #Balkankonferenz @EUinAlbania”, shkruan Flenckenstein.
g.kosovari