Nga Gjermania ku po zhvillon disa takime, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale.
Kreu i qeverisë i është përgjigjur akuzave të opozitës dhe disa mediave, që e cilësuan samitin e Berlinit si një dështim.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpêruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë-Serbi gjithashtu!
Por Shqipëria s’do të dështojë kurrësesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush.
/a.rada