Një 27-vjeçar kroat ka thyer rekordin botëror Guinness pasi shtyu një makinë për 100 km në 24 orë.
Tomislav Lubenjak nga Zagrebi mori ‘fronin’ pasi lëvizi makinën tip Smart me peshë 730 kg me shoferin brenda.
Sfida e tij filloi të shtunën kur filloi kronometri zyrtar, që u gjurmua nga gjykatësit.
Deri mëngjesin e së dielës ai theu rekordin e mëparshëm prej 88.28 km të vendosur nga Przemyslaë Marczewski nga Polonia. Dhe rreth orës lokale 12:30 të së dielës arriti qëllimin e tij prej 100 km.
Pesha e makinës ishte vendosur sipas rregullave të Guinness dhe shoferët duhet të ndryshoheshin çdo katër orë.
Tomislav bëri 3 minuta pushim çdo orë dhe u furnizua me kalori e sheqer për ti dhënë energji për përfundimin e detyrës rraskapitëse.
g.kosovari