Policia gjermane eshte ne kerkim te nje shqiptari nga kosova, i cili akuzohet se ka aksidentuar me pasoje vdekje nje grua, teksa vete ka qene duke bere gara me nje makine tjeter.
Ngjarja ka ndodhur në Moers, Gjermani. Pas vdekjes së gruas 43 vjeçare po zhvillohen hetime për vrasje ndaj personit të dyshuar si shkaktar i vdekjes, shkruan tag.24.de.
I dyshuari me këtë rast është një shtetas i Kosovës, i cili, sipas prokurorisë, është duke qëndruar jashtë Gjermanisë, dhe saktësisht, në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Atje, sipas disa medieve gjermane, ai ka “lidhje të forta”.
Aktualisht po shqyrtohet mundësia që ndaj tij të iniciohet edhe një fletarrest ndërkombëtar. Ndërkohë prokuroria tashmë ka publikuar edhe emrin dhe fotografinë e tij. Bëhet fjalë për personin me emrin Kushtrim H., 21-vjeçar.
Te rasti i tij mund të gjejë zbatim paragrafi i ri, 315d, për “raserët”. Ky paragraf mundëson që pjesëmarrësit e garave ilegale të ngarjes së shpejtë të makinave, nga tetori i vitit 2017, të dënohen më ashpër se më parë. Në rastet kur këto gara shkaktojnë vdekjen e ndonjë personi, dënimi mund të shkojë deri në 10 vjet burgim.
Në rastin konkret, dy makina të fuqishme kanë garuar në rrugën me dy korsi brenda qytetit Moers. Njëri prej tyre, sipas dëshmitarëve, ka provuar të tejkalojë me mercedesin e tij rivalin e vet dhe kështu ka kaluar në korsinë tjetër. Gjatë një kryqëzimi, ai është ndeshur me një makinë të vogël të një gruaje 43 vjeçe, e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe pas pak ditësh ka vdekur.
/a.rada