Një burrë u burgos në Meksikë gjatë fundjavës pasi kaloi disa orë i varrosur në një tunel që ai gërmoi nën shtëpinë e ish-të dashurës së tij për ta përgjuar atë. Cezar Arnoldo Gomez, 50 vjeç, nga Sonora, u gjet nën një grumbull të dendur dheu të enjten dhe kërkoi ndihmë nga Kryqi i Kuq lokal. Ai refuzoi fillimisht të dilte nga vendi.
Përveç se përfundoi në spital, telashet e tij nuk u mbyllën këtu, pasi u arrestua nga policia për shkak të shkeljes së një urdhri kufizues për të mos iu afruar ish-gruas së tij.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Sonorës tha të dielën se Gomez kishte kaluar ditë duke gërmuar vrimën në mënyrë që të mund të spiunonte ish-partneren, Griselda Santillán, 58 vjeç, në rezidencën e saj në Puerto Peñasco, një qytet në Gjirin e Kalifornisë.
Sipas gazetës meksikane “El Universal”, Santillan u tha policëve se kishte dëgjuar shumë zhurma gjatë javës së kaluar, por fillimisht dyshoi tek macet. Megjithatë, kur zhurmat u shtuan herët të enjten, ajo vëzhgoi dhe gjeti partnerin e saj të mëparshëm të bllokuar në tokë brenda pronës së saj.
Gruaja kishte kaluar 14 vite me burrin.
/a.meta