Deputeti Myslim Murrizi ka kometuar deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili ka vendosur që së bashku me aleatët të mbajë një takim me presidentin Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike.
Murrizi i ka ironizuar aleatët e PD, teksa i përshëndet me vargjet e një kënge, ndërkohë që pretendon se Basha do të lidhë një tjetër marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, pas asaj të vitit 2017.
Komenti i Murrizit:
Deklaraten e Bashes sot per dialog me Ramen pas “ presionit” te madh te “ nderkombetareve” Mediu Shehi, Ndoka, Dulja dhe Duka, do ta pershendes me vargjet e nje kenge te vjeter Tironce
Dy çunat qe ka Tirona
Bojn harom nje kasaba
Sadiku me Mustafen
Dyqanet karshi i kane
Ashtu si para dy vitesh kur Rama la takimin ne Elbasan dhe erdhi e ju prishi takimin “nderkombetareve” te siper permendur me ish kryetarin e kuvendit Meta, edhe kjo “ FEJESE” e dyte ndodh pas takimit te Rames te shtunen ne Elbasan!
Siç duket Elbasani i mbush me energji “ÇUNAT”!
/a.meta