Sipas kontrolluesve të fakteve, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka bërë më shumë se dhjetë mijë deklarata të rreme apo të paqarta që nga koha kur është zgjedhur në pozitën e njeriut më të fuqishëm të botës.
“Presidenti po vazhdon të bëjë deklarata të rreme ose të paqarta me një ritëm të pabesueshëm. Ai i bëri 5000 të tilla deri në shtatorin e kaluar. Shtatë muaj më vonë, ai ka arritur në shifrën prej 10 mijë deklaratash të rreme apo mesatarisht 23 deklarata të rreme në ditë në shtatë muajt e fundit”, tha Glenn Kesser, kontrollues i fakteve i gazetës “The Washington Post”.
Shumë nga deklaratat e pasakta të presidentit kanë të bëjnë me çështjen e imigrimit, me ç’rast presidenti nuk e ka thënë të vërtetën për imigrantët, murit e kufirit dhe demokratët. Gënjeshtrat tjera lidhen me hetimin e prokurorit Robert Mueller, bisedimet tregtare me shtetet tjera dhe sukseset e Trumpit gjatë mandatit të tij si president. Vetëm gjatë një interviste dhënë një mediumi amerikan, e cila zgjati rreth 45 minuta, presidenti Trump i tha 45 gënjeshtra, shkruan “CNN”.
/a.meta