Tragjedi në futbollin turk. Mbrëmjen e së dielës një minibus që kishte në bord 7 futbollistë të skuadrës së Superligës turke Alanyaspor ka pësuar një aksident në të cilin ka humbur jetën Josef Sural futbollist i kombëtares çeke.
Minibusi me të cilin udhëtonin 7 futbollistët është përmbysur rreth 5 km nga Alanya pas ndeshjes së barazuar mes Alanyaspor dhe Kayserispor. Futbollisti çek Josef Sural u shtrua menjëherë në spital në gjëndje kritike dhe i është nështruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që nuk ka mjaftuar për t’i shpëtuar jetën. Në aksident kanë mbetur të plagosur lehtë edhe 6 futbollistët e tjerë që ndodheshin në minibus.
Për momentin ende nuk është e qartë dinamika e aksidentit për të cilin po hetojnë organet kompetente por sipas Presidentit të skuadrës Hasan Çavusoglu aksidenti është shkaktuar pasi shoferin e ka zënë gjumi dhe minibusi më pas humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Në aksident janë përfshirë futbollistët Papiss Cisse, Steven Caulker, Djalma Campos, Baiano, Welinton e Isaac Sackey.
Josef Sural 28 vjeç u transferua në kampionatin turk në janar nga Sparta e Pragës duke pasur eksperiencën e parë jashtë vendit. Me fanellën e Republikës Çeke sulmuesi Sural ishte aktivizuar në 18 ndeshje duke shënuar një gol.
g.kosovari